Klevis Balliu: “Këtu ka një qeveri ku vidhet,Edi Rama është në ditët e fundit.Ai ka rritur dozën e vjedhjeve”

Detyrim paraqitje” la edhe Gjykata e Apelit për ish-deputetin e PD-së, Klevis Balliu.

Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke kërkuar ”arrest shtëpie” për Balliun dhe disa protestues të tjerë të ”Unazës së Re” por nuk është pranuar.

Balliu dhe protestuesit nga Astiri, akuzohen për ngjarjen më 7 maj, ku pati përplasje me Policinë pasi banorët dolën në protestë në zonën e ”Unazës së Re”, për ti penguar kalimin kryeministrit Rama.

Para Gjykatës së Apeli, Balliu është shprehur për mediat se kryeministri, Edi Rama ka kapur Prokurorinë dhe në vend që të dënojë kriminelët lë në arrest shtëpie protestuesit.

Më pas ai shprehet se PD-ja nuk do të lejojë që të kryhen zgjedhjet që sipas tij janë zgjedhje moniste. “Prokuroria nuk mund të hetojë edhe ata që nxorrën projektin korruptiv por edhe vetë projektin. sot kemi në hetim ata që kanë nxjerë këtë aferë korruptive. Protesta ka çdo ditë.

Pasi ktu ka një qeveri ku vidhet. Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak.

Ne Austri kushton 13 mln euro kurse në Shqipëri, Edi Rama merr 15 milion eruro në një rrugë ku duhet të ishte 1 milion euro. Ai ka rritur dhunën ndaj protestuesve.

Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon “arrest shtëpie” për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’.

Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës” Këto do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Balliu.

Loading...