Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, që ka qenë në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re që nga fillimi i protestës së tyre, u bëqri thirrje qytetarëve që nën shembullin e Bulevardit të Ri që iu bashkuan Unazës, edhe ata më 13 prill ti bashkohen protestës së madhe të Opozitës.
“Mirëmbrëma heronj të Unazës dhe qendrestar të Bulevardit. Më lejoni t’iu përshëndes për aktin e madh moral, ku ju me shpirtin tuaj të madh, treguat burrëri dhe iu bashkuat ‘Bulevardit të Ri’ sot.
Shikoni ku kanë arritur që e arrestuan Agim Peposhin për ti prishuar shtëpitë.
Prandaj i arrestojnë qytetarët këta.
Kjo është një qeveri bandash, sepse kjo qeveri nuk mund të trajtohet ndryshe.
I ftoj qytetarët të marrin masat më ekstreme për të mbrojtuar shtëpitë e tyre.
Edi Rama sa kohë ke që vërtitesh të prishësh shtëpitë e qytetarëve.
Ktheju taksat, shpronësoji, por mos i shpronëso vetëm atë të cilët të fusin paratë në xhep.
Këtu është vërtetuar që kjo është një qeveri nuk e dëgjon qytetarin, por dëgjon mafien.
Unë ju bëj thirrje që siç u bashkuat me Bulevardin, apo siç Bulevardi iu bashkua sonte Unazës, ju bëj thirrje qytetarëve të marrin shembull dhe të bashkohen për të shporruar këtë uzurpues.
Ne e kemi treguar që nuk ka pushtet që i del kundra sovranit.
Më datë 13 prill ti bashkohemi për ti dhënë këtij njeriu atë që i takon.
U them institucioneve të drejtësisë të hapin sytë dhe të shikojnë kë keni futur në burg.
Keni futur në burg Dorian Protoduairn që i shpëtoi shtetit 40 milion euro.
Ku është Arta Marku? Pse nuk arreston Saimir Tahirin? Taulant Ballën? Edmond Begon? Kush është ku palo ministër, ministër Leshi që çon policë për të arrestuar njerëz. Qeveria që do të vijë do merret me ju për cddo urdhër të paligjshëm.”, siguroi Balliu