Klevis Balliu: “Nga jugu në veri shqiptarët do të bashkohen jo për bindje partiake, por patriotike për të shpëtuar Shqipërinë”

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ishte sërish pasditen e sotme në mbështetje të banorëve të Astirit.

Ai tha para tyre se protesta e nesërme do të jetë masive, dhe se do t’i jepet fund qeverisjes së kryeministrit Rama.

“Nesër me datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes, nesër rilindja vdes”, deklaroi Balliu.
Balliu shtoi se një Shqipëri e vërtetë me një pushtet të vërtetë e përplas prapa hekurave të burgut kryeministrin Rama.

“Ju duhet ta anuloni këtë qeveri dhe e keni mundësinë nesër. Nesër nga jugu në veri shqiptarët do të bashkohen jo për bindje partiake, por patriotike për të shpëtuar Shqipërinë.

Nesër është koha ku shqiptarët çohen për të rrëzuar krimin.

Duhet të çohemi nesër për të ruajtur kufijtë e Kombit tonë. Nesër duhet të çohemi për të zhdukur Edi Ramën një herë e mirë nga ky vend.

Qytetarë janë mbledhur qoftë në 16 shkurt qoftë në 16 mars për t’i dhënë kohë që të largohet, por ai nuk largohet dot pasi nuk loz për karrigen e vet, por për kokën e tij.

Një Shqipëri e vërtetë me një pushtet të vërtetë e përplas prapa hekurave të burgut.

Nuk mund të pranojmë asnjë arrestim. Është koha të arrestohen kriminelët që u futën në institucione, komunistët.

Merrni në dorë fatin e vendit nesër do jetë protesta e historisë. Nesër në Shqipëri fillon revolucioni demokratik i shqiptarëve”, deklaroi Balliu.

Loading...