Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga situata pas rreshjeve të mbrëmjes së kaluar që në disa zona kanë shkaktuar përmbytje.
Ai akuzon qeverinë se qëndron indiferente dhe nuk nxjerr në terren emergjencat civile. ”Ndërhyrja në rrjet për kullat e Edvinit dhe të drogës po sjellin këtë tragjedi.
Mjaftuan vetëm pak orë reshje shiu dhe përmbytet kryeqyteti i një shteti. Ku është qeveria?”,-shkruan Balliu.
Postimi i plotë
Përmbyten shtëpitë e qytetarëve, rrugët e Tiranës dhe kjo për faj të pusetave të bllokuara të Lali vemjes.
Gjithë kjo situatë ndodh prej vjedhjes së bandës në pushtet. Asgjë nuk bëtë për shtëpitë e shembura në Korçë nga tërmeti. Paratë e qytetarëve bëhen çanta për Elisën, apartamentë për Lali €rin dhe chartera për Edvinin.
Shqiptarët po jetojnë me tërmet çdo ditë. E ky është tërmeti i vjedhjes dhe drogës i Edvin Veliajt. Të tjera shtëpi të pembytura për shkak të vjedhjeve dhe ndërtimeve të kullave të Lali Lavatriçes.
Ndërhyrja në rrjet për kullat e Edvinit dhe të drogës po sjellin këtë tragjedi. Mjaftuan vetëm pak orë reshje shiu dhe përmbytet kryeqyteti i një shteti. Ku është qeveria? Ku janë fondet e emergjencës. Këta duhen ARRESTUAR dhe JO gazetarët.