Klevis Balliu: “Të jeni mëse të sigurtë se nga sot ne do t’i përgjigjemi Ramës me të njëjtën dhunë që ky po përdor ndaj qytetarëve shqiptarë”

Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë kundërshtuar me forcë, vendimin e Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në burg, tre nga protestuesit e opozitës të arrestuar në protestën e 21 marsit përpara parlamentit.

Ish-deputeti Klevis Balliu i PD tha për mediat se u mbajt në qeli Dorian Protoduari, të cilin kjo parti e ka përndjekur me vite të tëra.

“Dhjetra të pushkatuar janë nga familja Protoduari, nga etërit e këtij që drejton dhe këtyre që drejtojnë sot, – tha Balliu.

– Por te jeni mëse të sigurtë se nga sot ne do t’i përgjigjemi atij me të njëjtën dhunë që ky po përdor ndaj qytetarëve shqiptarë.”

Loading...