“Kryeministri Edi Rama është shtruar në spital pasi ka pësuar një parainfrakt”.
Kështu shprehet ishd-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili në një postim të tijin në Facebook, shprehet se, kreu i qeverisë ka përfunduar në spital pas protestës së djeshme të opozitës.
Sipas tij, gjendja e rënduar shëndetësore refkleton qartazi gjendjen e rënduar politike në vend,
Postimi i plotë i Klevis Balliut:
Rama përfundon në spital pas 16 marsit
Mësova nga disa burime se Kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt.
Gjendja e tij shëndetësore reflekton qartazi gjendjen e rënduar politike. Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij.
Duke i uruar shërim të shpejtë, i kërkoj që të japë dorëheqjen për të mirën e tij.
Pasi politikisht tani dihet që gjendja është e papërballushme por qartazi edhe fizikisht nuk e përballon dot.
Ndaj i kërkoj Kryeministrit ti hapi rrugën qytetarëve me zgjidhje politike, që Shqipëria të kthehet në normalitetin politik dhe ekonomik te saj.
Më shpejt se sa vonë Edvin, mendo për vete dhe qytetarët.