Klientes nuk i pëlqen supa, ia hedh punonjëses së restorantit në fytyrë

Një grua në Teksas po përballet me akuza, pasi u kap në një video, duke i hedhur supën në fytyrë punonjëses së restorantit meksikan.
Fillimisht, vajza i mori në telefon dhe u ankua për supën që kishte marrë, e më pas shkoi në restorant, duke u konfliktuar me punonjësen, e duke i hedhur drejt saj supën e nxehtë.

Pas incidentit, punonjësja e restorantit realizoi dy video, të cilat i publikoi në llogarinë e saj në “TikTok”, për të shpjeguar versionin e saj të ngjarjes.
Në një nga videot, punonjësja shpjegoi se klientja pretendonte se supa që ajo mori ishte aq e nxehtë sa kapaku plastik i vendosur sipër ishte shkrirë.

Loading...