Gazetarja Klodiana Lala thotë se qeveria dhe institucionet e dinë se cilët sisteme janë hakeruar dhe se cfarë materiali është marrë, por zgjedhin që të mos dalin në një konferencë dhe të njoftojnë publikun.
Në emisionin “Open”, Lala thotë se sot politika duhej të ishte më e bashkuar se kurrë për të gjetur një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhemi, teksa vijojnë sulmet kibernetike.
“Kemi sot Spiropalin që reagon dhe thotë se është historia politike, e të tjera me radhë, sot politika duhet të ishte më e bashkuar se kurrë, të ketë një koordinim të të gjitha institucionet.
Nuk i kam parë të dalin dhe të flasin. Kanë dalë në konferenca për shtyp për ngjarje nga më banalet, dhe nuk kam parë të ketë një konferencë të përbashkët mes institucioneve për të gjetur një zgjidhje. Sot institucionet janë shumë të sigurta dhe po gënjejnë, e dinë se çfarë sistemi është prekur dhe çfarë të dhënash janë marrë dhe kanë për detyrë të dalin dhe të përgatisin qytetarët. Kemi ne garanci nëse janë prekur të dhënat e ministrisë së mbrojtjes?!”, thotë Lala.