Gazetarja investigative Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, kur është shprehur se instancat shtetërore kishin dijeni se avokati i ndjerë Ravik Gurra po përndiqej.
E ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, gazetarja Lala u shpreh se po hetohen të gjitha pistat për vr.asjen e avokatit Gurra, si dhe është kërkuar informacion edhe nga policia britanike, pasi avokati Gurra kishte edhe nënshtetësi britanike.
‘Po hetohen të gjitha pistat, po kërkohet informacion edhe nga policia britanike për shkak se avokati kishte dy nënshtetësi, edhe atë britanike’, ka shtuar Klodiana Lala.
Loading...