Klodiana Lala: “Zbardhja e vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër duket e pamundur.Hetuesit kanë pak fakte në dorë”

Sipas gazetares Klodiana Lala, zbardhja e vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër duket e pamundur. 

Duke cituar burime nga prokuroria, Lala tha se hetuesit kanë pak fakte në dorë.

“Nga burimet zyrtare të prokurorisë, e gjithë trajektorja që kanë ndjekur autorët, ata kanë zgjedhur një rrugë që kamerat janë pa memorie, po aty ka një dorë të fortë që kontrollon gjithë zonën.

Sa i përket automjetit të djegur nuk është gjetur asnjë provë”, tha gazetarja.

Kujtojmë se ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që vetëm pak ditë pak ditë para vrasjes së tyre u ekzekutua në makinën e tij edhe pronari I një bujtine në Theth, Nard Polia.

Pas këtyre ngjarjeve, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.

Loading...