Sipas Klodiana Lalës, kjo pyetje mund të jetë bërë pasi dyshohet për një lidhje të fortë të Çapjas me një person të besuar brenda Prokurorisë.
“Nuk dihet se çfarë u diskutua në ato 48 orë përgjime. Personalisht mendoj se nxitimi, ky përgjim u asgjësua 13 ditë më vonë. Në 13 ditë, fakti që u veprua me shpejtësi na bën të dyshojmë që aty ka pasur diçka. Këtë e dinë dy personazhe, nga njëra anë zoti Balla, që mund të reagojë dhe Ardian Çapja. Një detaj nuk ka dalë nga seanca.
Një moment, prokurori e pyet Çapjan për jetën personale, një marrëdhënie intime duke lënë të nënkuptonte që kjo marrëdhënie intime i kishte rrënjët në drejtësinë shqiptare. Nuk e di përse u bë kjo pyetje por kjo është e regjistruar me video dhe audio por që s’ka dalë nga seanca.
Kush mund t’i kopjonte përgjimet? Një person i besuar i Çapjas brenda Prokurorisë. Mendoj se ndaj e lidha, deri këtu shkoj, nuk di më tej. Jam në pamundësi që të shkoj më tej. U bë kjo pyetje dhe pati tension pasi kjo tejkalonte objektin e gjykimit. Çapja hodhi akuza ndaj prokurorit më pas, gjë që e bën çdo i pandehur”, tha Lala./Shqiperiaime