Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga skandali i dhunimit të 22-vjeçares keniane Joy, e cila ka qenë punonjëse e një kazinoje në Tiranë.
Lala tha se e reja u gjet pa ndjenja në banesë në datë 14 gusht, një ditë pasi shoqja e saj Emili kishte kërkuar ndihmën e policisë për humbjen e kontakteve me kenianen.
Sipas saj, 22-vjeçarja ishte gjetur përmbys dhe gjysmë e zhveshur.
Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se i dyshuar kryesor për dhunimin e të resë është një nga punonjësit e kazinosë, konkretisht shoferi me të cilin Joy kishte pasur marrëdhënie intime.
“Njoftimi ka dalë nga një gazetare britanike që jeton në Tiranë. Aty ka qenë dhe sinjalizimi i parë për ngjarjen. Është ndër ato raste kur polica, përveç se njoftimin e ka krejt të paqartë, Polcia ka fshehur ngjarjen.
Joy ka mbërritur në Shqipëri muajin shkurt e punësuar zyrtarisht me dokumente të rregullta. Rezulton e pajisur me leje qëndrimi deri në fund të dhjetorit të këtij viti. Kompania kishte një kontratë të përkthyer në dy gjuhë, dhe në shqip edhe në anglisht. Ishte krupiere, në kazinonë në Tiranë ku ka punuar nuk kishte asnjë shtetas shqiptar.
Nga data 12 duke hyrë 13-ta, shoqja e saj Emili i është drejtuar Komisaritatit Numër 1, duke bërë një denoncim se kishte humbur kontaktet me mikeshën, ka pretenduar se nuk kishte asnjë kontakt.
Në dëshminë ajo thotë se ka kontaktuar një ndër punonjësit e kazinosë, që ishte shofer se ishte kishte patur një marrëdhënie intime me Joy dhe për këtë arsye i ka kërkuar djalit nëse ishte me të dhe është një nga të dyshuarit. Ai ka thënë se nuk është me të dhe kanë nisur hetimet.
Ajo është gjetur të nesërmen në datë 14, është konstatuar nga një tjetër shtetase ganeze, e cila ka dalë nga hosteli në të cilën këta qëndronin, ka shkuar në dhomën e saj dhe ka qenë duke u ushqyer me bukë dhe çokokrem. Në momentin që një nga vajzat që punonte në kazino, ka dalë dhe ka parë poshtë në dritare, shikon një person përmbys dhe ishte gjysmë e zhveshur. Kanë dalë jashtë dhe kanë parë se ishte Joy, kanë njoftuar policinë”, theksoi Lala.