Në mbledhjen e sotme KLP.miratoi caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Prokurori Gjon Fusha do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, përkohësisht nga data 16.04.2020 – 15.07.2020.
KLP vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për prokurorin Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për një periudhë 1 vjeçare.
KLP miratoi projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”
Loading...