Koco Kokëdhima: “Ato protestat do të degjenerojnë që të gjitha.Do të degjenerojnë plotësisht,do të veniten se nuk kanë projekt,nuk kanë kauza”

Kreu i ‘Zgjidhja’, Koco Kokëdhima, foli me tone të ashpra për mënyrën se si po veprojnë PD e LSI me krizën politike.

Për Kokëdhimën, PD e LSI duhet të shpallin projektin për zgjidhjen e krizës.

“Ne propozojmë që PD e LSI të shpallin projektin për zgjidhjen e krizës, sepse ata vijojnë të jenë të pasinqertë me popullin.

Vecanërisht PD vijon të jetë e pasinqertë, Lulzim Basha është i pasinqertë, vijon të bëjë të njëjtat hile që ka bërë Sali Berisha dhe Edi Rama.

Lulzim Basha edhe në këtë krizë është me afër qeverisë dhe Edi Ramës se sa popullit opozitar të Shqipërisë. Si mund të shkojë populli pas PD, kur edhe në këtë krizë ia ka me hile popullit se nuk ka projekt.

Ai thotë të iki më parë Rama, një kërkesë shumë e drejtë, por duke u nisur nga realiteti politik, kur krijojmë një krizë, mendojmë edhe projektin si do zgjidhet kriza dhe ca do kërkojë kriza.

Nuk zgjidhet kjo krizë nëse nuk kurohen burimet e saj. Populli do ta zgjidhë këtë, nuk mund të zgjidhet nga jashtë.” – tha Kokëdhima në emisionin ‘Kjo Javë’ ne news24, ndërsa paralajmëroi pasoja akoma më të rënda për vendin nëse Rama e Basha nuk vendosen nën presion e popullit.

‘Ato protestat do të degjenerojnë që të gjitha. Do të degjenerojnë plotësisht, do të veniten se nuk kanë projekt, nuk kanë kauza. Nuk vjen njeri në protestë për hallin e Lulzim Bashës për të marrë pushtetin. “- vijoi më tej Kokodhima.

Kokëdhima theksoi më tej se nuk i kërkon të keqen Lulzim Bashës, por për të kreu i PD është jashtë rruge, pasi nuk ka kurajon të thotë se PD ka bërë gabime të rëndë, me apo pa dashje.

Loading...