Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të një sasie të konsiderueshme kokaine.
I arrestuari është kapur gjatë një kontrolli të karabinierëve në një kohë kur vendi ishte në izolim. Ai ka tentuar të largohet sapo ka parë policinë, por këto të fundit i janë vënë në ndjekje dhe më pas kanë mundur ta ndalojnë.
Pas kontrollit në makinën e shqiptarit, u gjetën 55 kg kokainë . Logoja e “koronavirusit” ishte shtypur në pako, me një karikaturë që përshkruante molekulën e virusit.
30-vjeçari u arrestua me akuzën e posedimit të drogës me qëllim të tregtisë. Automjeti ku ruhej droga dhe lënda narkotike u konfiskua.
Loading...