‘Kokainë mes porosisë së ushqimit’, arrestohet shqiptari në Itali

Një 40 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se tregtonte kokainë në lokalin e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur në lokalin e tij së bashku me porosinë kafe apo sanduiç klientëve të tij ju shiste dhe kokainë.
Ndër të tjera mësohet se ai së bashku me porosinë, me rezervim telefonik, dhe në rastet e masave kufizuese shpërndante kokainë përmes shpërndarjes së ushqimit.

Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, karabinierët gjetën dhjetë doza pluhur të bardhë të fshehur pas banakut. Ndërsa në një dhomë tjetër shërbimi ai kishte fshehur rreth dy kilogramë, si dhe 5,000 euro para të gatshme.

Shqiptari është dërguar në burg në Monza.

Loading...