Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi në Kuvend punën e institucionit që ai drejton, ndërsa kë vënë theksin te problematikat me të cilat përballet ai dhe prokurorët gjatë hetimit të çështjeve.
Ndërsa listoi disa problematike, një ndër më kryesoret ishte dhe mungesa e një marrëveshje për ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri
“Problematik është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të botës së krimit, kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Është një problematikë që ka vënë në vështirësi hetimet, sa i takon përballen e autorit të veprës penale në sallën e gjyqit. Procedurat e ekstradimit vazhdojnë. Nuk kemi marrë asnjë refuzim, por as nuk kemi ndonjë të ekstraduar”, tha Dumani.
Kujtojmë se disa nga kokat e krimit, duke filluar nga Florenc Çapja, Plaurent Dervishaj, Eldi Dizdri etj.
Gjithashtu Dumani u shpreh i shqetësuar për ekspertët e provave digjitale, ku tha se mund të largohen për shkak të pagës jo të mirë.
“Statusi financiar jo i kënaqur i ekspertëve të provave digjitale, është një tjetër problematikë. Ne kemi një laborator shumë modern dhe kemi rektuaruar tre ekspertët më të mirë në treg, por kemi frikë se për shkak të pagës së tyre që lë për të dëshiruar, mund të na largohen sepse ky është një treg shumë i kërkuar”, tha Dumani.