“Unë e kam trajtuar këtë çështje para 6 vitesh në parlament, ne komisionin e ekonomisë në media dhe na u hodhën në qafë sa e sa zyrtarë, për një çështje që po të ballafaqohen në botë, nuk kishte arsye pse të mos bëhej. Sot ne kemi nevojë për një transparencë nga qeveria. Pse sot qeveria është dakord për kánábisin. Asgjë nuk ka ndryshuar vetëm kemi humbur kohën. Para 6 vitesh kishim shanse më të mira. Fqinjët tanë, rajoni gjithë bota ka ecur larg ne sot humbim debatin që ta bëjmë apo jo këtë gjë. Qeveria është e detyruar të bëjë transparencë”, tha Kokëdhima.
Më tej, politikani tha se vendi ëhstë në prag të kolapsit. “Një nga gjërat që mendoj që ka ndryshuar është fakti që Shqipëria është në prag të kolapsit të plotë. Qeveria ndofta kërkon t’i hapë rrugë dhe këtij projekti që e kanë penguar për vite e vite”, tha ai në emisionin “Real Story”.
Koço Kokëdhima u shpreh se BE nuk e pengon Shqipërinë për këtë çështje sepse është vendimmarrje e brendshme e vendit.
“Shqipëria nuk pengohet nga Bashkimi Europian sepse kánábisi është çështje e brendshme e qeverisë dhe shteteve që aderojnë në BE. Një informacion që ne duhet të vlerësojmë është se ka gjasa të mos jetë transparente qeveria. Nuk është e vërtetë se ajo është konsultuar. Duhet që loja të behët shumë transparente, që të shmangim gabimet që kanë bërë të tjerët dhe të komprometojnë këtë shans që ka ekonomia”, përmbylli Koço Kokëdhima.