“Koktejl ne piano bar” – Një shfaqe brilante, plot finesë e art në Teatrin “Petro Marko”

Sejmen Gjokoli
Me një Libret dhe Regji fantastike, “Mjeshtri i Madh”, Haxhi Rama duket se goditi me të parën në shenjë në Vlorë.

Një shfaqe brilante, plot finesë e art, me një humor të kohës e me tema të mprehta sociale, kuruar deri në detaje, me skena e mizanskena plot humor e satirë shpotitëse.

Një shfaqie e tërë përmes një konceptimi krejt risi e të pa parë më parë të ngërthen të mos i heqësh sytë nga skena, fillim e fund.
Të mrekullueshëm si gjithmonë tre të mëdhenjtë e humorit vlonjat, Mjeshtrat, Agalliu, Hamo e Lika.
Bashkë me ta, këtë radhë jo vetëm si këngëtare, shkëlqeu Ludmilla Baballëku po edhe Viktor Tahiraj.
Me shumë vend e një gjetje më vehte përfshirja në kastën e aktorëve edhe veterania e skenës vlonjate, Lavdie Bisha.

Me skenografinë tepër funksionale e të ngrohtë të Agron Jakupit, me muzikën e të mirënjohurit Artur Dhamos, “Koktejli në Piano Bar” duket se i ëmbëlsoi të gjithë, në sallën e mbushur si rrallëherë.
Xhixhi Rama nuk zhgënjeu, xhixhat i vuri varietesë…
Ashtu siç e prisnim.

Loading...