Kolegët nderojnë Saimir Hoxhën! Lule, foto, paketë cigaresh e çakmak në tavolinën ku u ul prej vitesh si oficer krimesh

Një buqetë me lule, një kornizë me foton e tij dhe një paketë cigaresh me çakmak!

Kjo është pamja e tavolinës, ku oficeri i Krimeve të Rënda në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, ulej çdo ditë, prej vitesh, për të ushtruar punën e tij, derisa ra tragjikisht në krye të detyrës.

Kolegët e tij, me të cilët Hoxha ndau zyrën dhe punën prej vitesh, i kanë dërguar lule dhe një foto të tijën, në tavolinën ku ai ka punuar, në shenjë nderimi ndaj oficerit të ndj erë.

Loading...