Menjëherë pas konferencës për shtyp të Presidentit Meta ku deklaroi se kishte dekretuar datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor ka shpërndarë vendimin e zbardhur për rrëzimin e padisë së Partisë së Unitetit Kombëtar e cila kërkoi çregjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas këtij vendimi Kolegji Zgjedhor:
“Çmon si të bazuar qëndrimin e KQZ-së ku shprehet në vendim se: “dekretimi duhet bërë duke respektuar periudhën zgjedhore (neni 8)”, dhe se dekretimi duhet bërë jo më vonë se 9 muaj … (neni 9)”. Presidenti i Republikës ka kompetencë të kufizuar në kohë, dhe tej kësaj kohe, ai nuk ka më asnjë kompetencë për të vepruar në këtë drejtim. Pra, as mund të ndryshojë dhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve. Të dyja këto parashikime të Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar në nxjerrjen e dekretit të dytë, për rrjedhojë, janë momente që e bëjnë dekretin e dytë të Presidentit të Republikës të jetë në shkelje të hapur dhe në mënyrë flagrante me dispozitat ligjore në kuptim të nenit 108, paragrafi 2, germa “a” të Kodit të Procedurave Administrative.
Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji Zgjedhor çmon se Presidenti i Republikës, nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019, në mungesë të kompetencës ligjore dhe tej afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, ka marrë kompetencat e një organi tjetër, konkretisht ka marrë kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë. Në kushtet kur është Kuvendi organi që ka parashikuar afatet dhe rregullat e përcaktimit të datës së zgjedhjeve përmes parashikimeve të Kodit Zgjedhor, çdo ndryshim i mundshëm i tyre, në mungesë të delegimit, duhet të bëhet vetëm nga ky organ, pra vetëm nga Kuvendi i Shqipërisë”.
Gjithashtu ky kolegj ka cituar dhe vendimin e vitit 2017 kur Partia “Forca Rinia i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e Presidentit i cili shtyu përreth 2 javë zgjedhjet e përgjithshme.
” Me Vendimin nr. 150, të datës 16 qershor 2017, Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar “akt individual administrativ” dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në rastin konkret, Kolegji konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i Presidentit të Republikës, i cili është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye, Koleg