Skuadra kombëtare e futbollit humbet një tjetër futbollist në prag të ndeshjes së vlefshme për “Ligën e kombeve” kundër “Skocisë”, që do të luhet në Shkodër në datën 17 nëntor.
Kristian Panuçit do t’i duhet të bëjë pa Ermir Lenjanin përballë Skocisë. Mbrojtësi i majtë ka braktisur grumbullimin e kombëtares pasi nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm. Ai erdhi i dëmtuar nga ekipi i tij “Sioni” dhe ditën e djeshme nuk u stërvit me grupin pasi vuante nga një tërheqje muskulore.
Stafi mjekësor i ekipit përfaqësues vendosi që ai të rikthehej përsëri në Zvicër dhe të mos rrezikojë. 29-vjeçari po kalon një formë të mirë me skuadrën e tij “Sion” ku po luan rregullisht madje duke gjetur edhe rrjetën. /atsh
Loading...