Kombëtares shqiptare të futbollit për dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojë, të parën ndaj Skocisë dhe ndeshjen e dytë ndaj Uellsit do t’i bashkohet sulmuesi Egli Kaja, bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Kaja që aktivizohet në radhët e Livingston FC do t’u bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga Christian Panucci për të përgatitur përballjen zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në datën 17 nëntor ora 20:45 përballë Skocisë në “Loro Borici” dhe miqësoren e datës 20 nëntor ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” ora 20:00./atsh
Loading...