Komenti dhe lajku që nuk të lënë pa bukë – Nga Ema Doresi

Komenti dhe lajku që nuk të lënë pa bukë.

Kur isha e vogël, shpesh prindërit i dëgjoja të thonin : Mos harro, zanati nuk të lë kurrë pa bukë.
Dhe kështu duke u rritur secili nis të zgjedh një zanat, një profesion, që një ditë të mos mbeteshin pa bukë.

Dhe ju ku janë sot : Zanatçiu dhe Profesionisti në kafe duke diskutuar në lidhje me temën se çfarë ka më shumë Komentuesi dhe Lajkaxhiu se ata.
Sot, të qënit Komentues por mbi të gjitha Lajkaxhi, nuk mbetesh pa bukë.
Sot, Lajkaxhiu është i preferuari i Mbretit. I keni dëgjuar edhe ata lartë si kërkojnë? ” Sa më shumë lajkë dhe sa më shumé komente” – vjen komanda dhe pikërisht ky është momenti që futet në lojë Komentuesi dhe Lajkaxhiu. Dy zanatet e ditëve të sotme më fitimprurëse.

Gjithsesi, të qënit Komentues dhe Lajkaxhi është shkollë më vete. Nuk është lehtë. Sot ata e dinë se që të ecin nuk mjafton më ‘të bėjnë derrin dajė’ por sot ‘derri ėshtë bërë fis’.
Sot përveç Mbretit, ata e dinë mjaft mirë se duhen respektuar edhe familjarët e Mbretit, Mbretëresha, Princi, Princesha, Dukesha etj.
E ndërkohë që Zanatçiu dhe Profesionisti janë duke diskutuar mbi librin e fundit apo çmimin nobel paralelisht ata dy miqtë po punojnë (Komentuesi e Lajkaxhiu) :

(në mes të natës) – O yll që ma zbukurove ditën.

(apo në mes të ditës) – Ç’është ky yll që po ndriçon kaq shumë sot.

(ajo ka bërë një status të një autori të njohur) – Po ti je mënçuri.

( Ai ka postuar foton e tij më idjote)
– Këtu Lajkaxhiu familjarisht ėshtë munduar ti jap lajkët maksimale.

Etj etj etj. Pa fund raste që ndeshemi çdo ditë falë rrjeteve sociale, të cilat me dhe pa dëshirën tonë na e dha mundësinë ti shohim e ti lexojmë çdo ditë.

PS : Ndërkohë që ti po humb kohë më këtë shkrim kafeneje, një Komentues dhe Lajkaxhi po punon fortë për ‘bukën’ e së nesërmes.

Loading...