Komenti epik i Artan Hoxhës: ‘Mendova se Berisha do të hynte me parashutë në…’

Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se problemi në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike ishte zgjatja e aktivitetit dhe hyrja në fund e liderve.

Me tone ironie Hoxha tha se po priste që Berisha të hynte me parashutë.

“Problem në këtë fushatë të opozitës ishte droni sepse stadiumi ishte i mbuluar. Opozita nuk mund të thotë që ishin më shumë sepse në stadium janë vetëm 21 mijë vende. Ajo hyrja që bëri Berisha mendova se do vinte ndonjëri me parashutë. Thash se do hynte Berisha me parashutë. Derisa kishin menduar kaq shumë detaje, si nuk menduan që s’mund të qëndrojnë njerëzit kaq gjatë, 4 orë. Mu duk një çorganizim i organizuar”, tha Hoxha.

Loading...