Komentuan veshjen e saj në Ukrainë, Spiropali: Akt higjenik! Treguam dinjitetin e Shqipërisë

Gjatë vizitës së saj në Ukrainë ministrja Elisa Spiropali u komentua gjerë e gjatë dhe për ndërrimin e veshjeve të saj.
Disa e konsideruan si të “pavënd” ndërrimin e veshjeve nga ministrja duke e cilësuar si “paradë mode në luftë”.

Së fundmi ajo u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që komentuan veshjet e sa duke thënë se udhëtimi ka qenë shumë i gjatë dhe sipas saj ndërrimi ka qenë për arsye higjenike.

Ajo shtoi se në udhëtimin e tyre u munduan që të tregonin dinjitetin e Shqipërisë.

“Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty, sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë. U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake”, tha Spiropali.

Loading...