Komentuesit i kundërvihen gazetares: ‘Kush i puth fëmijët në organe gjenitale është pedofil’

Deklarata e gazetares Aulona Musta që i konsideronte pedofili rastet kur prindërit apo gjyshërit i puthin fëmijët në organet gjenitale ka ngjallur polemika të mëdha në rrjet.

Në emisionin “Shqipëria Live”, Aulona tha:

“Kjo është mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit, që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale.
Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh, foshnjën, t’i marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi, dhe ta puthësh në organet gjenital, është pedofili.”

Por kjo deklaratë e gazetares nuk është pritur mirë nga përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale, të cilët i janë kundërvënë Aulonës me mendimet e tyre.

Disa nga komentet lexonin:

“Fëmijën tim e puth ku të dua unë. E kam sjell unë në jetë e puth ku të dua”,

“Do ju marrim dorën ju se ku do i puthim fëmijët tanë që i kemi nxjerr nga vetja”,

“Një prind ka të drejtë bebin e tij ta puthë ku të dojë ai.”

Loading...