Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Metës, Alket Hyseni ka theksuar se në punën e tyre do të bazohen vetëm mbi ligjet dhe Kushtetutës, përtej Politikës. Ndërkohë që në mbledhjen e mbajtur Sekretare u zgjodh Klotilda Bushka.
“Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Do i qëndrojmë strikt objektit të punës. Sekretare zgjidhjet Klotilda Bushka”, tha Hyseni.
Komisioni për shkarkimin e Metës/ Hyseni: Përtej politikës, ne do të bazohemi vetëm mbi Kushtetutën
Loading...