Komiteti Rindërtimit/ Ahmetaj publikon shumën e parave të mbledhura deri tani

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e tretë të Këshillit Kombëtar të Rindërtimit ka publikuar shumën financiare, e cila është mbledhur deri tani për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai tha se drafti i dytë i dëmeve paraprake do të publikohen brenda 15 janarit të 2020. Sipas ministrit, zonat e prekura nga tërmeti kanë nevojë urgjente për një promovim të fortë ekonomik.

“Drafti i dytë paraprak për dëmet do të publikohet me 15 janar. Durrësi ka nevojë për promovim në të gjitha aspektet, Lezha patjetër, por edhe Tirana. Këto zona kanë nevojë për promovim ekonomik. Pastrimi i territorit është shumë i rëndësishëm. Durrësi dhe Tirana janë pastruar.

Lejet e ndërtimit, kjo është e rëndësishme. Janë 1020 leje që janë dhënë për meremetim në Tiranë dhe Durrës. Të gjithë bashkitë kanë filluar procesin, ku qytetarët dhe firmat janë përgjegjës për meremetimin e banesave. Përjashtohen nga taksat ndërtimet për “Rindërtimin”-tha mes tjerash Ahmetaj.

Loading...