Kompania ‘Moderna Therapeutics’ nis fazën e dytë të testimeve për vaksinën e koronavirusit

Kompania amerikane ‘Moderna’ ka nisur fazën e dytë të testimeve për vaksinën e Covid-19 e cila do të kryet te më shumë se 600 vullnetarë dhe është duke përfunduar protokollin për fillimin e fazës së tretë e cila mendohet se do të nis gjatë muajve të verës.

Vaksina, mRNA-1273, ishte vaksina e parë që filloi provat klinike në Shtetet e Bashkuara.

Më 16 mars kompania ‘Moderna Therapeutics’ kreu testin e parë te një grup prej 45 vullnetarësh në ambientet e institutit kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle.

Vaksinat tipike për viruset, siç është fruthi, bëhen nga një virusi i dobësuar ose i vrarë. Por vaksina mRNA-1273 nuk është bërë nga virusi që shkakton Covid-19.

Në vend të saj, ai përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga virusi që shkencëtarët kanë arritur ta bëjnë në një laborator. Kjo shpresohet se do të nxisë sistemin imunitar të trupit për të luftuar infeksionin e vërtetë.

Një tjetër vaksinë eksperimentale e koronavirusit që sapo ka hyrë në fazën e provave njerëzore në Gjermani, mund të jetë e disponueshme në shumë miliona doza deri në fund të vitit 2020

Kompania e bioteknologjisë BioNTech, prodhuesi gjerman i vaksinës, është partnerizuar me gjigantin amerikan Pfizer për të shpërndarë një vaksinë të mundshme efektive, eksperimentalja e së cilës tani ka nisur të testohet në Gjermani te mbi 200 vullnetarë midis moshës 18 deri 55 vjeç.

Studiuesit e BioNTech thonë se në provat e kryera me vakinën te kafshët ata kanë parë rezultate shumë të mira, edhe pse injeksioni ka qenë në doza të vogla dhe shprehen se janë besimplotë në përgjigjet pozitive të testeve në subjektet njerëzore./lajmifundit

Loading...