Kompekaj, ëmbëlsira që bëhet për 10 minuta

Një ëmbëlsirë e thjeshtë, por me një shije që mbahet mend gjatë.

Përbërësit:

2 petë sfoljatë ose 5 petë të zakonshme
8 kokrra vezë
8 lugë gjelle sheqer
8 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle kakao
2 lugë gjelle gjalpë
1 filxhan arra të thërrmuara
Për shërbetin:

2 e 1/2 gotë sheqer
2 gota ujë
Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të ndryshojnë ngjyrë të zbardhen, më pas shtojmë dhe gjalpin e shkrirë.

Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat, e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë- lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi.

Lyejmë tavën me gjalpë dhe shtrojmë një petë duke e ngritur anash. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë petën tjetër duke e vendosur sa më lehtë.
E vendosim më pas ëmbëlsirën në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Më pas kur kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.

Loading...