Komplote kundër LSI, Gjiknuri i përgjigjet Metës: Më vjen keq që presidenti bie në këtë nivel

Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i PS në Vlorë dhe kandidati për deputet, ka sqaruar thirrjen që i ka bërë presidentit Meta për të dhënë dorëheqjen. Në një intervistë televizive, Gjiknuri tha se nuk ishte provokim, por citim ii një premtimi të dhënë nga vetë presidenti Meta. Gjithashtu, Gjiknuri foli për akuzat të komploteve dhe takimeve me zëvendës kryetarin e LSI-së Luan Rama.
“Unë citova ato që kanë thënë Ilir Meta në publik. Aq më tepër që Presidenti erdhi si aktor i mirëfilltë elektoral, duke akuzuar dhe aktorët lokal të opozitës dhe e ktheu në një betejë personale, duke akuzuar qytetarët vlonjatë që ia kthyen përgjigjen me votë. Nuk provokova, por citova atë që ka thënë ai. Kur je figurë publike je skllav i fjalës tënde.

Janë gjëra aq banale sa më vjen keq që Presidenti bie në një nivel të tillë. Presidenti nuk ka punë fare se çfarë bëjnë aktorët lokalë elektoralë. Nuk ka asnjë takim apo komplot kundër interesave të LSI. Unë kam takuar rastësisht në rrugë dhe Bujar Leskaj dhe Luan Ramën. Mund të takoj këdo. Ma mbajnë si pikë të dobët që jam i qetë në politikë. Nga kjo pikëpamje është absurde një akuzë për komplote të tilla. Nuk i bën nder zyrës që përfaqëson.

Nga analiza ime, unë mendoj që e dëmtoi vetë LSI-në sepse pati konfuzion. Nëse dekapiton kreun e listës, elektorati çdo votë që do hidhte do i shkonte kreut të listës. Të akuzosh se ka tradhtuar bashkëshorten tënde dhe i la të nënkuptojë që të votonin përfaqësuesit e PD.
Mendoj që Presidenti i Republikës ka kontribut në rënien e LSI-së në gjithë vendin. Hyrja veç e PD dhe LSI çdo mandat i hequr nga LSI rriste probabilitetin e marrjes nga PS.

Mua mu bë e vështirë sepse ardhja e presidentit, e bën fushatën të vështirë, por kjo e rafinon betejën dhe e bën më interesante, nga kjo pikëpamje tërmeta krijoi tërmetin. Unë nuk thashë asnjë fjalë për opozitën, nga deklaratat e mia, s’kemi pasur akuza për njëri-tjetrin. Nuk kemi hedhur akuza për kundërshtarët. Fushata ishte e qetë. Unë e falënderoj Bujar Leskajn për fushatën shumë qytetare që ka bërë dhe marrëdhënien korrekte me ligjin dhe elektoratit, edhe Luan Rama të njëjtën gjë”, deklaroi Gjiknuri.

Loading...