Kompozitori i njohur Kledi Bahiti ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku dhe ka folur në lidhje me punën e tij si kompozitor dhe marrëdhënien me emra të famshëm të muzikës shqiptare. Kledi është pyetur nga moderatorja nëse ka flirtuar ndonjëherë në studio dhe pa asnjë kompleks Kledi u shpreh se:
“Kot ta mohojmë këtë dhe të bëhemi fallco. Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që material i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”.
Moderatorja Aulona Musta nuk e ka lënë me kaq por e ka pyetur se cila është ajo këngëtare që i ka ecur shumë mirë punë dhe kompozitori Kledi Bahiti përsëri u tregua i sinqerte duke thënë se: “Me Samantën kam pasur super feeling, vdisja të punoja në studio me të. Më jepte shumë gjëndje poztive sepse është shumë e vështirë kjo pjesë”.- ka përfunduar ai.