Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tr.onditur ditën e sotme qytetin e Vlorës, një komshie e vi.ktimës Eva Lera, e cila u mb.yt nga bashkëshorti i saj ka rrëfyer se ngjarjen e ka zbuluar vetë vajza e tyre, që është studente në Tiranë.
Ndër të tjera ajo ka treguar se çifti kishte tre fëmijë. Vajza e madhe jeton në Amerikë, djali është emigrant dhe vajza që ndodhet në Tiranë, për studime.
Komshia e Evës u shpreh:
Ai ka qenë tip shumë xheloz. Ai ishte pa punë vetëm kjo punonte. Vajza e madhe është në Amerikë, djali është emigrant dhe vajza është studente në Tiranë. Kur e shihje dukej tip i qetë. Hera e fundit që e ka që.lluar ka qenë dy vite më parë dhe e fali për hir të fëmijëve. Dëgjova Almën që po qante dhe thash bo bo ça ka ndodh.”