Mëngjesin e sotëm, teksa besimtarët myslimanë falnin namazin e Fitër Bajramit, një 40-vjeçar, i lyer me benzinë, tentoi të vetëdigjet. Ai u fut mes besimtarëve, të cilët tentuan ta neutralizojnë, më pas erdhi policia që e arrestoi.
Për këtë ngjarje, ka folur një nga përfaqësuesit Komunitetit Mysliman. Ai tha se është një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.”Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai.
Loading...