Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali i ftuar në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit.
Ai ka deklaruar se është marrë konfirmimi që do të bëhet konferenca e donatorëve nga vendet e BE-së, teksa shtoi se nuk ka një datë, apo ai u ka kërkuar që të bëhet brenda muajit janar.”Komisonini Europian dha 15 mln e parë, nga portofoli i Komisionarit të zëvendësuar Hahn.
Gjëja më e rëndësishme është që konfirmohet konferenca e donatorëve, mundësia për të bërë një kontribut përtej BE-së,e njëjta gjë që do të bëjë Macron.
Datën nuk di ta them, por unë u thashë që duhet patjetër të bëhet brenda janarit”, tha Rama.