Konfirmohen pozitiv me koronavirus, 3 punonjës bashkiak dhe 1 ish-zyrtar i lartë

Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se tre prej këtyre rasteve janë punonjës të Policisë Bashkiake. Ndërsa rasti i katërt është një ish-zyrtar në nivele drejtuese në institucionet lokale.

Mësohet se ditët e fundit ish-zyrtari ka qenë i pranishëm edhe në zyrat e Bashkisë së Gjirokastrës.

(BalkanWeb)

Loading...