Konfirmohet varianti Delta i Covid në Shqipëri

Varianti indian i Covid ka mbërritur dhe në Shqipëri. Mësohet se deri tani është konfirmuar një rast me variantin Delta në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas burimeve të TvKlan.al pacientja është një studente që kishte ardhur nga Çekia, pasi aty po kryente studimet e larta. Gjendja e saj deri tani është e stabilizuar dhe është izoluar në banesë.

Loading...