Paraditen e sotme është parandaluar nga uniformat blu, një krim i mundshëm në familje.
Pas një kanflikti të ashpër midis gruas dhe burrit, ky i fundit ka kapur armën e zjarrit automatik me dy karikator dhe është nisur sërisht për ta përfunduar sherrin e nisur, në mënyrën më të keqe.
Për fat të mirë, kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë neutralizuar 60 vjeçarin dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë.
Njoftimi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes, duke arrestuar një prej bashkëshortëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.
Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit automatik me dy karikatore me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S.