Një anëtare e njohur Kongresit të Brazilit është akuzuar se ka urdhëruar fëmijët e saj të vrasin bashkëshortin, ka njoftuar policia e Rio de Janeiro.
59-vjeçarja Flordelis dos Santos de Souza, e cila është gjithashtu pastore dhe këngëtare kishe, akuzohet për organizimin e ekzekutimit të burrit të saj gjithashtu pastor Anderson do Carmo, 42 vjeç, mëngjesin e 16 qershorit në shtëpinë e tyre në Niteroi, në juglindje të Brazilit.
Çifti i famshëm kishin më shumë se 50 fëmijë të adoptuar dhe biologjikë.
Policia tha se Do Carmo u vra pas një debati të çiftit mbi mënyrën e trajtimit të fëmijëve nga kongresmenia, e cila akuzohet se preferonte më shumë disa prej tyre. Autoritetet thanë se pastori ishte qëlluar 30 herë nga vetë djali i tij, me armën që ishte blerë nga një prej fëmijëve të adoptuar të çiftit.
Çifti konsiderohej si udhëheqës të lëvizjes kristiane evangjeliste në Brazil, dhe ishin prindër të më shumë se 50 fëmijëve, si të adoptuar ashtu dhe biologjikë, raporton BBC. De Souza tha fillimisht se i shoqi vdiq në një grabitje të armatosur, por kjo u kontestua nga policia e cila thotë se tashmë ka zbardhur planin e sofistikuar për vrasjen e Do Carmo.
Prokurorët thanë: “Flordelis është e akuzuar për orkestrimin e vrasjes, duke përfshirë në skemë disa nga fëmijët e saj të rritur për ta maskuar ngjarjen si një grabitje të armatosur”.
Hetuesit shtonin se De Souza kishte tentuar të vriste burrin e saj edhe gjashtë herë të tjera me anë të helmimit. Autoritete thanë se 10 persona të tjera janë akuzuar për vrasjen, duke përfshirë gjashtë nga fëmijët e De Souza dhe një mbesë e saj.
Arrestimet janë kryer ndaj nëntë të akuzuarve përveç vetë De Souza e cila ka imunitet parlamentar si kongresmene, sipas ligjeve braziliane.
Çështja është në faqet e para të mediave braziliane teksa hetuesit kërkojnë heqjen e imunitetit për nisjen e procedimeve penale ndaj saj. Sipas raportimeve, Flavio dos Santos Rodrigues, djali biologjik i De Souza ka shkrepur armën kundër njerkut të tij, teksa arma ishte blerë nga një prej fëmijëve të saj të shumtë të adoptuar.
Komisioneri i policisë Allan Duarte tha për rrjetin Globo: “Hetimet demonstrojnë se imazhi i mirësjelljes dhe altruizmit të De Souza për përfitim pasurie dhe pushteti politik.”
De Souza mohon përfshirjen në vrasje.