Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë sjellë pasoja të mëdha për fermerët e Konispolit. Mësohet se bora ka shkaktuar probleme për mandarinat ende të pa vjela, ndërsa bëhet fjalë për rreth 3 mijë ton.
Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet se si dëbora ka mbuluar mandarinat.
Duke marrë shkas nga kjo situatë, fermerët i bëjnë apel për ndihmë shtetit, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.
(BalkanWeb)
Loading...