“Festa e Madarinës” ka hyrë në vitin e saj të tetë.
Këtë vit, me një axhendë tepër interesante organizuar nga bashkia e Konispolit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) atë të Turizmit dhe Mjedisit me mbështetjen e GIZ, programi ‘Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural’, synon të mbledhë në fshatin Mursi në Konispol, fermerë të zonës që kultivojnë mandarinat.
Fermerët, banorë të zonës, por edhe shumë të ftuar të tjerë të huaj, do të festojnë më 16 nëntor, sezonin e vjeljes së mandarinave, përmes aktiviteteve të ndryshme për fëmijë, vizitë në plantacionet dhe fabrikat e përpunimit në fshat, panair me produkte lokale, kërcime, ushqime tradicionale etj..
Mandarina Fest është një traditë në Konispol, pasi ky vend është i mirënjohur për këto lloj produkti.
“Festa e Mandarinës” synon të promovojë prodhimin vendas të mandarinave dhe kjo festë është shembulli konkret që flet për suksesin e prodhimit dhe eksporteve të këtij produkti.
Xarra ka mbi 85 mijë pemë agrume, nga të cilat 75 mijë janë mandarina. Vitet e fundit në zonën jugore të vendit janë mbjellë me agrume mbi 160 hektarë tokë të rinj dhe sot janë 269 fermerë në zonë që kultivojnë mandarina. /atsh