Në studion e Për’puthen u transmetua takimi i Lauretës me Samuelin i cili nisi me fjalë të ëmbla dhe gjeste romantike.
Samueli i solli një trëndafil të bardhë Lauretës ku i tregonte se simbolizonte bardhësinë shpirtërore, ndërsa Laureta e shihte me shumë ëmbëlsi.
Teksa diskutonin ata filluan të tregonin më shumë për veten e tyre, duke krijuar mendimet e një lidhjeje perfekte sipas mendimeve personale.
Në një moment teksa Laureta pyeti Samuelin së çfarë do të ndante me të, ai ktheu një përgjigje që nuk e prisnin.
“Do të ndaja shtratin me ty”, një përgjigje shumë provokuese nga ana e tij por që u mor me shaka nga Laureta.
Ata vijuan takimin normalisht duke zbuluar më shumë nga karakteret e njëri-tjetrit.