Konkurrentja e ‘Për’puthen’ e përfshirë në disa ngjarje kriminale, reagon Olsa Muhameti

Konkurrentja e re e “Për’puthen” Laureta Zyba tërhoqi vëmendje sepse është motra e Rrushes dhe për herë të parë në programin e dashurisë dy motra marrin pjesë bashkë.
Por më vonë u zbulua e shkuara e saj problematike, ku ishte përfshirë disa herë në ngjarje kriminale të rënda.

Laureta ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.

Ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

Sot autorja Olsa Muhameti ka reaguar rreth këtij lajmi. Në një status në Instastory ajo ka thënë se ka dijeni për të shkuarën e Lauretës por shton se çdo njeri meriton një mundësi të dytë.

“Ma keni nisur kaq shumë këtë lajm…Sigurisht që Laureta na i kishte treguar në audicione të shkuarën e saj, ajo që lexohet në dokumenta të paktën. Si çështje serioze do ta trajtojmë në Prime, ama unë kam një pyetje për të gjithë ju. A meriton një qënie njerëzore të ketë një shans të dytë në jetë? Unë mendoj që Po! “Për’puthen” nuk është një prohram vetëm dashurie, ne duam të japim dhe mesazhe e pse jo mundësi të dyta në jetë…Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës në fund…”,- ka shkruar Olsa.

Loading...