Piktori i njohur shqiptar që rreshton me dhjetëra cmime ndërkombëtare e ka një karrierë të shkëlqyer në Itali, Paris e gjetkë, ka marrë vlerësimin e radhës, në formën e përzgjedhjes me një punim të tijin për cmim së bashku me 15 karikaturistë europianë në programin e ekselences “European Press Prize 2020”.
Një event, që premton të jetë një eksperiencë e vyer për gazetarinë e vërtetë dhe artin e karikaturës. Ashtu si shumë evente të tjera që po zhvillohen në kushte ndryshe për shkak të pandemisë, edhe kjo garë do të jetë online. Agim Sulaj prezantohet aty me veprën e titulluar “ Plastika po shqyen botën”! Vota jonë do të shkojë padyshim për artistin e jashtëzakonshëm që na bën krenarë dhe jashtë kufijve!