Konsumi dhe investimet e huaja, kontribuan në rritjen ekonomike

Konsumi dhe investimet e huaja kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik dhe pritet të sjellin një rritje të mëtejshme të produktivitetit dhe rritjes së konkurrueshmërisë.
Kështu vlerëson Banka e Shqipërisë, në dokumentin e publikuar sot mbi “Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare”.
Sipas Bankës Qendrore, gjithashtu edhe të ardhurat nga eksporti i mallrave e veçanërisht i shërbimeve kanë kontribuar në reduktimin e deficitit korrent dhe forcimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë.
Raporti nënvizon se, zhvillimet pozitive të sektorit bankar dhe të ekonomisë kanë mbështetur përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të kapitalizimit, likuiditetit dhe të përfitueshmërisë.
“Dy muaj para përfundimit të vitit, ne vlerësojmë se industria bankare në Shqipëri gëzon shëndet të plotë financiar, në kushtet e një situate optimale të likuiditetit dhe të kapitalizimit të veprimtarisë, një premisë kjo e rëndësishme për mbështetjen financiare të zhvillimeve ekonomike të vendit”, citon raporti BSH-së.
ATSH Nga Etleva Xhajanka

Loading...