Për shkak të rënies së sistemit imun shpesh vjen deri te ftohja, gripi, alergjitë e hundës dhe sëmundjet serioze e hudhra ju jep fuqi, përcjell “Zëri.info”.
Njëri nga aleatët më të mirë për shëndetin tuaj gjithsesi se është hudhra, ndërsa konsumimi i saj në stomakun e zbrazët bën çudira për organizmin sa nuk mund ta imagjinoni. Hudhra është antibiotik dhe antioksidues i fuqishëm, kështu që e mbron lukthin nga infeksionet dhe sëmundjet.
Një grua e cila kishte probleme me shtypjen e lartë të gjakut e ka ngrënë çdo ditë para se të hajë mëngjes, sepse në këtë kohë nuk kishte asgjë tjetër në lukth, për të penguar ndikimin e materieve të hudhrës dhe kjo ishte mënyra më e mirë dhe më e sigurt për ta mbajtur shtypjen e gjakut nën kontroll.
Më e mira nga të gjitha është se mund ta konsumoni një herë në ditë dhe nuk ka kurrfarë efektesh anësore, siç është rasti me ilaçet e ndryshme. Inflamacionet e të gjitha llojeve mund të pengohen dhe të shërohen me hudhër.
Ata që vuajnë nga artriti mund të kenë dobi të jashtëzakonshme nga hudhra. Konsumimi i hudhrës në stomak të zbrazët jo vetëm që do t’ju ndihmojë kundër simptomave të artritit, por edhe kundër dhimbjeve që lidhen me të.
Sistemi imun i dobët sot është një dukuri e zakonshme. Për shkak të rënies së sistemit imun shpesh vjen deri te ftohja, gripi, alergjitë e hundës dhe sëmundjet serioze dhe hudhra ju jep fuqi. Është shumë e dobishme edhe për mushkëritë, pasi ju mbron dhe ju shëron nga sëmundjet respirative./ZERI