Konsumon pizza dhe hamburger gjigandë, njihuni me 27-vjeçaren që peshon 58 kg

Njihuni me Raina Huang, 27-vjeçarja që është e famshme në Tik- Tok për videot e saj që konsumon pizza dhe hamburger gjigand, por peshon vetëm 58 kg dhe kjo e ka bërë shumë të famshme.
Në videon e fundit, Huang shihet teksa konsumon një picë shumë të madhe, me diametër 45 cm dhe me 4 shtresa sipër, për 8 minuta. Për shkak të sfidave ekstreme me ushqime, ajo ka intolerancë nga laktoza, por thotë se e përballon pa probleme: “Duhet të ha shumë fare që të ndihem keq. E përballoj me sukses intolerancën time”.

Ad by Valueimpression
Ndërsa për kilet që nuk i shton, ajo ka një shpjegim: “Vrapoj shumë dhe zakonisht ha shumë shëndetshëm. Por, kur bëj video dhe ha një vakt masiv, ai vakt është i vetmi që unë ha atë ditë. Nuk ha asgjë tjetër”.

Loading...