Konsumoni kos çdo ditë, ja të mirat që i sjell trupit tuaj

Në frigoriferin tuaj nuk duhet mungojë kosi, nëse dëshironi që të keni një trup të shëndetshëm. I pasur me kalçium, protein, vitamin B6, 12 dhe probiotikë, mësoni të mirat që ky produkt i sjell trupit tuaj.
Kosi i bën mirë stomakut, është efikase kundër konstipacionit, diaresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë.

Kosi siç thamë më lartë, është i pasur me kalçium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.

Kosi sipas studimeve, ka aftësinë të rregullojë tensionin e gjakut.

Ky produkt është i mirë për të humbur peshë, pasi shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla.

Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë shumë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.

Kosi të jep imunitet, të ndihmon që të mundësh viruset ose bakteret.

Floku gjithashtu është shumë i mirë për flokët dhe lëkurën.

Loading...