Konsumoni lëng pjepri çdo ditë, ja të mirat avantazhet që ka

Pjepri me tulin e tij plot nuanca verore është shumë i shijshëm dhe i këshilluar në këtë stinë. Frutin mund ta shijoni të freskët ose ta shtrydhni si lëng. Si lëng do të përfitoni një sasi të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh pasi sasia e frutit që merrni do të jetë më e madhe.
Lëngu i pjeprit është i pasur me kalium, një mineral që luan një rol thelbësor për sistemin nervor. Ai u jep nervave forcë për të përcjellë sinjalet e nevojshme që mbajnë në formë trurin. Për më tepër, kaliumi jep një kontribut fantastik për indet dhe kockat, lufton spazmat e muskujve dhe ul tensionin e gjakut. Nga 2-3 feta pjepri mund të nxirrni një gotë të plotë me lëng pjepri nga i cili do të merrni 709 miligram kalium.

Lëngu i freskët i pjeprit përmban vitaminë C, e cila kontribuon për një sistem nervor të shëndetshëm dhe është thelbësor për trupin në luftën kundër stresit.

Për më tepër vitamina C ndihmon për mbajtjen e një lëkurë të shëndetshme dhe forcimin e kockave, ligamentëve dhe enëve të gjakut. Konsumimi i lëngut të freskët të pjeprit ofron 97.4 miligramë të vitaminës C. Ky lëng ndihmon në marrjen e dozës së rekomanduar ditore të saj që është 75 miligram për femrat dhe 90 miligram për meshkujt Lëngu i pjeprit përmban edhe një sasi të madhe beta karoten, një pararendës i vitaminës A.

Vitamina A punon fort për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin e munguar, mbështet sistemin imunitar dhe forcon mbarëvajtjen e qelizave. Në një filxhan me lëng pjepri gjenden 8,979 njësi të vitaminës A, një sasi e dyfishtë e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine që është 3000 njësi për meshkujt dhe 2333 për femrat. Kombinimi i lëngut të pjeprit me lëngun e karrotës krijon pije fantastike plot me vitaminë A që bën çudira.

Përgatitja e lëngut të pjeprit; Përzieni 300 ml ujë dhe copat e pjeprit në një mikser frutash. Më pas këtë lëng vendoseni në frigorifer dhe do të përftoni një mrekulli që do t’ju kënaqë gjatë ditëve të verës. Nëse zgjidhni të konsumoni lëngun në vend të frutit nuk do të merrni fibrat që gjenden tek tuli dhe që janë të nevojshme për sistemin tretës. Këshillohet që në çdo rast të konsumoni pjeprin si frut prej fibrave. Sasinë e frutit që mbetet në frigorifer, mund ta shtrydhni që të përfitoni lëngun./AgroWeb

Loading...